top of page

AKSION BOTEROR I NJEKOHSHEM KUNDER DHUNES MBI GRATE

Sot, të ndalësh web-in me një gjest paqësor, të heshtur dhe në marrëveshje të përbashkët,

do të thotë të fillosh veprimin më të madh për të shkundur ndërgjegjet e masës.

Në përgjithësi heshtet gjithmonë për problemet, për të folur pastaj vetëm kur ndodhin.

MAI PIU' DEBOLI© (KURRE ME TE DOBET), propozon krejt të kundërtën: të flitet gjithmonë, në çdo çast, edhe tani, për të heshtur pastaj, vetëm në atë orë, por në gjithë botën njëkohësisht.

Ajo heshtje telematike globale, ka për qëllim të godasë me forcë ndërgjegjet e fajtorëve të

dhunës; ka për qëllim t'i lejë vetëm me fajet e tyre dhe t'i bëjë të ndjehen të izoluar nga bota,

tamam si ata vrasës izolojnë në heshtje viktimat e tyre.

Një veprim i fortë dhe i vendosur, më shumë se okupimi i një sheshi. Një njeri që hesht, është pak.

Miliona njerëz që heshtin, janë një britmë e papërmbajtur. Sepse një heshtje nuk bëhet vetëm. Për

ta bërë, nevojiten njerëz që "janë bërë ose bëhen të ndërgjegjshëm" për problemin.

Shënoni datën: 25 nëntor 2015, në të gjithë botën, në të njëjtën kohë.

Ngjarje e menduar dhe e realizuar tërësisht pa sponsor dhe pa financime, nga faqja Mister OM.

Heshtja është gjesti më i fismë dhe i lartë, me të cilën tregohet respekt per dhimbjen e tjetrit.

Mister OM.

Who is Mister OM
How much time is left?
bottom of page